Roli i Berishës në Parti/ Nishani i kthehet Baton Haxhiut: Nëse ikën Berisha, PD do bjerë më shumë…

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD Bujar Nishani, kanë debatuar lidhur me rolin e liderit historik Sali Berisha, në Parti.

Duke analizuar rezultatin e Zgjedhjeve dhe raportin mes Berishës dhe Bashës, Haxhiu u shpreh, se një lider që e do Partinë e vet, largohet dhe nuk e kontrollon.

Ndërkohë për ish-presidentin Nishani, tërheqja e Berishës nga PD, do të thoshte vota të humbura për këtë forcë.

“Në PD ka një respekt të pakufishëm të liderit historik. Asnjëri prej tyre nuk e ka eleminuar babën që tha Edi Rama. Dhe arayeja pse është PD në këtë gjendje është se PD krejt në vitin 2019-2020 e ka fitu liderin jo në formën maksimale të saj. Çfarë ka qenë Sali Berisha? Ka qenë pjesë e familjes shqiptare në çdo sondazh. Dhe Berisha deri në vitin 2019 ka qenë më i rëndësishëm se Basha. Njeriu që është gri për kë të votojë, për liderin e vërtetë apo për atë që i rri si hije? Një lider që e do partinë e vet, largohet dhe nuk e kontrollon si Big Brother”, u shpreh Haxhiu.

Ndërkohë, duke ju referuar edhe sondazheve, ish-presidenti Nishani u shpreh: “A e pranon faktin që Berisha si lider del më lart se Basha? I bie që nëse detyrojmë Berishën të iki, atëherë PD të bjerë më shumë nga sa ka sot”.

 

Zjarr Tv Ad