Roma ‘blindon’ talentin turk

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Romës. Pas Nicolo Zaniolos, një tjetër talent i skuadrës verdhekuqe ka rinovuar kontratën e tij me klubin kryeqytetas.

Cengiz Under ka zgjatur bashkëpunimin e tij me Romën deri në vitin 2023, duke rinovuar me një tjetër vit kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2022.

Nga kontrata e re Under do të përfitojë më shumë para, pasi Roma i ka rritur ndjeshëm pagën.

Vetë talenti i Kombëtares turke është shfaqur shumë i lumtur për këtë rinovim duke deklaruar: “Erdha te Roma dy vite më parë dhe tashmë ditë pas dite jam afeksionuar gjithnjë e më shumë me këtë qytet, me këto ngjyra dhe me këta tifozë. Ky është një moment shumë i lumtur për mua dhe falenderoj klubin që realizoi dëshirën time për të vazhduar të luaj me Romën”.

 

Zjarr Tv Ad