Elseid Hysaj mbetet një nga legjionarët më të lakuar në tregun e transferimeve. Dëshira e tij për tu larguar nga Napoli, e shprehur publikisht, ka bërë që për Hysajn të flitet shumë këtë periudhë, mbi të gjitha në mediat italiane të cilat përpiqen të kujtojnë se kush do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit shkodran. Sipas “Il Mattino”: Roma është e gatshme të rris ofertën deri në 17 milion euro për të transferuar mbrojtësin kuqezi në kryeqytetin italian. Problem fiks mbetet Napoli, me blutë që insistojnë, Hysaj nuk largohet pa të paktën 20 milion euro. Në garë për të siguruar shërbimet e Hysaj nuk është vetëm Roma por sipas “90min”, edhe Juventus vijon të ndjek me interes situatën e anësorit të Napolit.
Fakti që në stolin e Juves është Mauricio Sarri, mundësia që Hysaj të kaloj tek “Zonja e Vjetër” mbetet gjithnjë e hapur. Në lidhje më të ardhmen e Hysaj ka folur sërish agjenti i tij, Mario Giuffredi:
“Nuk mund të vendos dy lojtarët e mi të konkurrojnë për një rol. Di Lorenzo erdhi tek Napoli pasi si qëllimi im ashtu dhe i klubit ishte që Hysaj të largohej. Ka nevojë të ndryshoj ambient, të provoj eksperienca të reja për tu rikthyer në nivelin e tij. Po punojmë për ta transferuar si në Itali ashtu dhe jashtë saj, e rëndësishme është të jetë një klub serioz, theksoi agjenti i Hysaj.