Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia italine në provincën e Romës dhe Latinës ka arrestuar një shqiptar me banim në qytezën e Corit.
Si rezultat i këtij operacioni policia sekuestroi 27 kg kokainë të cilësisë së pastër, 2 pistoleta, dhe municione.
Kapja e shtetasit u krye pas një hetimi disa mujor nga antidroga italiane për zbardhjen e një trafiku kokaine në territorin e Castelli Romani në provincën e Romës.
Arrestimi i shqiptarit u bë në banesën e tij në Cori në provincën e Latinas, ku u gjetën të fshehur 27 kg kokainë e cilësisë së pastër, armë e municione.
Policia italine e antidrogës po vazhdon hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve të tij.