Nuk do të ketë më nota më të ulëta se 5. Është ky vendimi i marrë nga drejtoresha e shkollës “Viskontino” në Romë, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit Italian. Në vendimin e ri të cilin ia ka shpërndarë tashmë mësimdhënësve, drejtoresha Guliemi thekson se nuk mund të vendoset nota 4 ose më e ulët se 4. Mediat italiane shkruajnë se janë disa arsyet të cilat kanë shtyrë drejtoreshën që të marrë vendimin i cili ka shkaktuar shumë reagime. Shumë mësimdhënës kundërshtojnë vendimin duke thënë se dëmton meritokracinë, duke shtuar faktin se ka nxënës të cilët e meritojnë vërtetë këtë notë
Por Guliemi shpjegon se ka para shumë student që braktisin shkollën për një notë 4 në dëftesë. Për më shumë një nxënës i cili merr notën 2 ose 3., nuk mund ta rimarrë më veten. Dhe kjo gjë është e vërettuar. Nëse vlerësimi nis nga nota pesë, atëherë të gjithë do të jenë më të motivuar.
Ministri Italian I arsimit Marko Buseti e cilësoi vendimin sit ë cuditshëm duke shtuar se notat nisin nga 1 deri në 10. Duke iu kujtuar studentëve se nota nuk është një gjykim mbi personin, ministry u shpreh se e kuptonte që nuk është e thjeshtë të marrësh një notë negative.