Romelu Lukaku “çlirohet” më në fund: Interi skuadra që do të më plotësojë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është përshtatur shumë shpejt me skuadrën e zikltërve dhe duket se i eksperienca në Angli ishte vetëm një ëndërr e keqe.

Lojtari shprehet se Inter mund të jetë skuadra që mund ta ndihmojë të çlirohet nga “mallkimi”  që e kishte mbërthyer tek Manchester United.

Prej shumë kohësh ai dëshironte të largohej nga Premier League drejt një aventure të re.

Në një intervistë për ESPN ai shprehet:

“Kjo mund të jetë skuadra që kam nevojë. Ishte momenti perfekt që të largohesha nga Anglia. Janë një grup i veçantë lojtarësh. Unë i kuptoj ata dhe ata më kuptojnë. Gjithashtu kombinohem shumë me lojën e tyre”.

Lukaku iu bashkua zikaltërve gjatë merkatos së verës me insistimin e Antonio Contes.

Zjarr Tv Ad