Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Donald dhe Romeo Veshaj, do të angazhohen si kordinatorë, të zyrës së posaçme për të gjithë vlonjatët, që jetojnë dhe punojnë në Tiranë, ka lajmëruar Damian Gjiknuri, duke u shprehur që, Vlora nuk ndalet.
“Donald dhe Romeo Veshaj janë jo vetëm dy të rinj vlonjat të suksesshëm por tashmë do të angazhohen edhe si kordinatorët e zyrës së posaçme për të rinjtë që kemi ngritur në Tiranë. Një zyrë që do të shërbejë si vendtakimi për të gjithë vlonjatët që jetojnë dhe punojnë në kryeqytet.
Na bashkon të gjithëve dëshira dhe vullneti i mirë për të mbështetur punët e mira që po transformojnë Qarkun e Vlorës nga Konispoli në Novoselë #VloraNukNdalet #PS3”, kështu ka shkruar Damian Gjiknuri.