Ronaldo apo Messi, Pele zgjedh lojtarin më të kompletuar në histori

0
33

Diskutimi se kush është lojtari më i mirë në botë është një nga temat më të nxehta që diskutohet rëndomtë në të gjithë studiot sportive dhe jo vetëm.

Në lidhje me këtë pjesë ka folur së fundmi edhe një legjendë e këtij sporti si Pele. Braziliani është shprehur se lojtari më i kompletuar është Lionel Messi. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vlerësohet nga shumë personalitet të sportit si ndër lojtarët më të mirë në histori.

I pyetur nga Gazzetta dello Sport se cili është lojtari nga vitit 2019 me të cilin do të dëshironte të luajë, Pele tha: “Leo Messi. Ai ka shumë aftësi, dhuron asisite, pasime, shënon dhe driblon mirë. Nëse ne dy do të ishim në të njëjtin ekip, kundërshtarët do ta kishin të vështirë të na ndalnin. Sot, Messi është lojtari më i kompletuar”, përfundoi ai.