Ronaldo bëhet pishman për vendimin e tij

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo arriti të fitojë trofe të rëndësishëm dhe “Topin e Artë” me Manchester United në vitin 2008. Në verën e 2009 portugezi u transferua tek Reali i Madridit për një shifër rekord. Me madrilenët Ronaldo fioi katër herë Champions League dhe 4 herë “Topin e Artë”. Në mënyrë të befasishme, luzitani u transferua tek Juventusi në verën e 2018-tës. Që prej atij momenti rendimenti i CR7 ka rënë ndjeshëm sa i takon garës për “Topin e Artë” por edhe statistikave që ka sigluar me bardhezinjtë.

Sipas medias Amerikane ABC, Ronaldo është bërë pishman për transferimin në kampionatin italian dhe këtë ia ka konfirmuar lojtarëve të Real Madridit. Marrëdhënia e tensionuar me trajnerin Mauricio Sarri dhe numri i pakët i golave e kuotojnë sërish Ronaldon më inferior sa i takon çmimeve individual në raport me Lionel Messin.

Zjarr Tv Ad