Ronaldo dhe partnerja e tij nisin biznes së bashku

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez janë fotografuar së bashku në hapjen e klinikës për transplantin e flokëve në pronësi të futbollistit të njohur. Ai u shfaq i veshur thjesht, ndërsa në fytyrë dukej qartë emocioni për këtë arritje. Partnerja e tij dukej shumë bukur e veshur me një këmishë të bardhë dhe çizme të gjata. Teksa partneri i saj mbante fjalimin para të pranishmëve, 25-vjeçarja ishte gati duke u përlotur. Në media është bërë me dije se kjo klinikë do menaxhohet nga Georgina, e cila e ka pranuar me profesionalizëm këtë detyrë të re. Klinika e ka bazën në Spanjë, ku futbollisti ka jetuar për shumë kohë dhe ka kaluar një pjesë të karrierës së tij.

Zjarr Tv Ad