Ronaldo: Jam i fiksuar me fitoret, për të qenë mbi Mesin më duhen shtatë apo tetë “Topa të Artë”

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vazhdën e rrëfimit të gjatë për emisionin “Good Morning Britain”, Kristiano Ronaldo është shprehur se për t’u renditur mbi Mesin i duhen gjashtë, shtatë apo tetë Topa të Artë. Portugezi theksoi se është i fiksuar pas fitores dhe se rekordet e ndjekin atë dhe jo e kundërta.

“ Mesi është në historinë e futbollit, por mendoj se duhet të kem gjashtë, shtatë apo tetë Topa të Artë për të qenë mbi të. Do më pëlqente të fitoja më shumë dhe mendoj se e meritoj. Jam i sigurt se jam pjesë e historisë së futbollit për atë çfarë kam bërë dhe vazhdoj të bëj. Nëse për fansat numri një ka tjetër emër dhe unë jam i dyti, nuk më intereson. Kam një fiksim me të fituarit dhe punoj për të. Rekordet janë pjesë e imja. Nuk i ndjek, por ato më ndjekin mua.

Jam i fiksuar me fitoren dhe nuk mendoj se është diçka e keqe. Më motivon. Nëse diçka nuk ju motivon atëherë duhet të ndaloni. Në fund, rekordet vijnë në mënyrë natyrale. Gjatë ditës duhet të shkoj në palestër. Edhe nëse është për 30 apo 40 minuta. Në fund kjo e bën diferencën. Dhe duket, prandaj jam 34-vjeç por duket si 28”, u shpreh Ronaldo.

Zjarr Tv Ad