Ronaldo merr rolin e drejtorit, sugjeron trajnerin e ri për Juventusin

0
2

Pas largimit të Massimiliano Allegri nga Juventusi mbi tavolinën e drejtuesve të bardhezinjve qëndrojnë disa emra për të zëvendësuar italianin. Emri që josh më tepër “Zonjën e Vjetër” është ai i Maurico Pochetino. Por së fundi në skenë ka dalë edhe Jose Mourinho.

Cristiano Ronaldo thuhet se sugjeroi bardhezinjtë që ish-trajneri i Realit të Madridit, të konsiderohet për të zëvendësuar Allegrin. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Ronaldo u ka thënë drejtuesve se Mourinho është trajneri i duhur për Juventusin.

Portugezi u shkarkua si menaxher i Manchester United në dhjetorin e kaluar për mungesë rezultatesh, por ai ka një histori suksesi në Itali, duke drejtuar Interin drejt tripletës në vitin 2010.

Numri 7 ka punuar me Mourinhon në Real Madrid dhe duket se është i etur të stërvitet nën urdhërat e tij përsëri, ndonëse gjatë kohës së tyre në “Bernabeu” u raportua edhe për përplasje me njëri-tjetrin.

Mësohet se ish-trajneri i United ka dy njerëz të rëndësishëm që mbështesin kandidaturën e tij, njëri prej të cilëve është Ronaldo dhe tjetër është agjenti, Jorge Mendes.

Por 56 vjeçari nuk është i pëlqyer në Torino. Ai u kontestua nga tifozët e Juventusit, kur Manchester United mundi “Zonjën e Vjetër” në Champions këtë sezon në “Allianz Stadium” dhe Mourinho reagoi ndaj tifozëve, duke u kujtuar tripletën me Interin.

Simone Inzaghi i Lazios mbetet favorit për këtë pozicion, ndërsa emrat ë Maurizio Sarri dhe Sinisa Mihajlovic janë paraqitur gjithashtu.