Ronaldo në gjyq për mashtrim tatimor

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cristiano Ronaldo pritet të kthehet në Madrid të martën për të marrë pjesë në një gjyq për evazion fiskal. Prokurorët spanjollë kanë kërkuar një dënim me 23 muaj burg dhe gjobë për yllin e futbollit.Ish lojtari i skuadrës së Ronaldos, Xabi Alonso gjithashtu do dalë në gjykatë të martën e ardhshme për një rast tjetër të mashtrimit tatimor.

Sulmuesi portugez pritet të deklarohet fajtor, pasi ra dakord për një marrëveshje 18.8 milionë euro me autoritetet tatimore spanjolle verën e kaluar. Megjithatë futbollisti pritet që të mos futet në burg pasi ligji spanjoll thotë se një dënim nën dy vjet për një shkelje të parë mund të bëhet në provë.

Zyra e prokurorit tha se është kërkuar një gjobë prej 5.7 milionë eurosh, që sipas tyre Ronaldo i ka paguar tashmë, si edhe interesin prej rreth 1 milionë euro.

 

Zjarr Tv Ad