Ronaldos i plotësohet dëshira, gjen gruan që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Merr fund misteri i gruas që i jepte ushqim Cristiano Ronaldos pas ndeshjes. Në intervistën për Piers Morgan, ai tha se do donte të gjente punonjësen e McDonalds, Ednën dhe dy vajza që i jepnin hamburger falas kur ishte fëmijë.

Menjëherë pas deklaratës, nisën kërkimet. Sot, moderatori Piers bëri një postim në Twitter ku thoshte: “Njoftim: Ne mund të kemi gjetur Ednën…”

Të gjithë po presin për detaje të tjera për gruan që e ushqente Ronaldon pas ndeshjeve.

Kujtojmë se në intervistë, futbollisti tha:

“Pas çdo ndeshjeje ishim të uritur. Afër stadiumit ndodhej një McDonald dhe pyesnim shpesh nëse kishte ndonjë hamburger të mbetur. Aty na priste një grua me emrin Edna dhe dy vajza të tjera. Gjithmonë na ndihmonin dhe për këtë dua që t’i jem mirënjohës. Tani, unë pyes shpesh për Edna, por askush nuk më thotë se çfarë ndodh me të. Do kisha dëshira që ta takoja dhe ta falenderoja për atë që ka bërë për mua.”

Zjarr Tv Ad