Ronela Hajati nuk arriti të kalonte në finalen e Eurovision, kompozitori tregon se çfarë e penalizoi këngëtaren shqiptare: Nuk ka të bëjë me veshjen

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria LIVE” ka qenë kompozitori Edmond Zhulali, i cili ka komentuar performancën e Ronale Hajatit në Eurovizon një natë më parë.

Në sytë e artistit, Ronela nuk është penalizuar nga faktor të jashtëm si veshja, koreografia, por nga zëri i saj.

Ai ka sqaruar ndër të tjera, se Ronela mund të jetë përjashtuar nga juria profesioniste për shkak të ndryshimit të mënyrës së këndimit, ardhur kjo e fundit nga lodhje e kërcimit.

“Ronela është penalizuar nga juritë profesionale, kërcimi e ka lodhur. Nuk ka të bëjë me veshjen.

Një situatë të tille kam patur dhe unë me Kejsin Tolen. Sepse Kejsi në radhë të parë është këngëtare dhe dëgjohet zëri nga publiku.”- tha Zhulali.

Zjarr Tv Ad