Rooney arrestohet në SHBA i dehur

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmesi anglez i DC United në Major League soccer u arrestua në 16 dhjetor të 2018 në aeroportin e Washingtonit pasi ishte në gjendje të dehur. Lajmi u konfirmua nga forcat e rendit, por u bë publik vetëm në orët e fundit.

Rooney që duket se ishte në bordin e një avioni që vinte nga Arabia Saudite, u lirua pak orë më vonë pasi pagoi një gjobë prej 116 dollarësh. Por jo vetëm kaq, sipas medias britanike, Rooney, përpara se të ndalohej nga agjentët e sigurisë në aeroport, kishte hequr bluzën e tij.

Vesi i alkoolit i ka hapur edhe më parë probleme Rooneyt. Në të kaluarën sulmuesit anglez iu hoq patenta për këtë arsye, ndërkohë që ai u detyrua të kryejë 100 orë shërbim social në komunitet. Wayne Rooney është futbollisti më i paguar në historinë e DC United me anglezin që ka një pagë bazë prej 2.8 miliionë Dollarësh.

Zjarr Tv Ad