Rooney këshillon Manchester United për Messin dhe Ronaldon

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se problemet e “Djajve të kuq” nuk do të mund të zgjidhen me transferimin e lojtarëve si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Manchester United dështoi të kualifikohet për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve dhe e mbylli sezonin pa fituar asnjë trofe për të dytin vit radhazi.

Deri tani, klubi anglez e ka zyrtarizuar vetëm transferimit e futbollistit të ri e të talentuar anglez, Daniel James, nga Swansea City, mirëpo deri në fund të merkatos së verës priten edhe shumë transferime të tjera.

Wayne Rooney, i cili tani po e shijon karrierën në SHBA me D.C. United, beson se Manchester United duhet të vazhdojë me transferimin e futbollistëve të tillë, të rinj e të talentuar, pasi ata mund ta ndihmojnë më shumë klubin sesa yjet si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

“Gjëja e parë që Ole Gunnar Solskjaer duhet ta bëjë është të ndërtojë një skuadër dhe unë nuk mendoj se t’i sjellësh një apo dy lojtarë për 100 milionë paund do t’u ndihmojë lojtarëve që tashmë janë aty”, ka thënë Rooney për “BBC”.

“Ti mund të sjellësh lojtarë si Ronaldo, Messi, Sergio Ramos e Gareth Bale, por kjo do të kushtojë 350 milionë paund. Mund të marrësh maksimumi dy vjet nga ta, por pastaj i humb paratë”, theksoi sulmuesi anglez.

 

Zjarr Tv Ad