Rooney, ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Wayne Rooney duket se është dehur nga suksesi i një jave më parë, teksa realizoi një gol spektakolar nga një pozicion vërtetë i vështirë. Por, veprimi që bëri mbrëmjen e djeshme në humbjes 4-0 të DC United ndaj Los Angeles FC pritet të uli shumë pikët e tij.

Ish-ylli i Manchester United kreu një ndërhyrje të ashpër në dëm të sulmuesit Diego Rossi. Teksa rezultati ishte sigluar në 3-0 në favor të LA FC, një humbje e topit të mesfushë e nervozoi Rooney, i cili ndërhyri direkt e në këmbën mbështetesë të sulmuesit kundërshtarë. Pamjet e përsëritura dhe të ndjekura nga sistemi VAR nuk krijuan dyshime te gjyqtari kryesor, duke e larguar me karton të kuq nga fusha.

Një veprim aspak i mirë për një lojtar i cili në MLS-së ka shkruar për të treguar cilësitë e tij jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.

 

Zjarr Tv Ad