Roshi: Festimi i golit? Ishte për ata njerëz që nuk e kuptojnë futbollin. Kjo ishte një ndeshje shumë e madhe

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Odise Roshi, pas fitores 4-2 me Islandën, foli për mikrofonin e RTSH.

Fieraku u shpreh se qëllimi i skuadrës ishte fitorja dhe kjo u arrit.

“Jam shumë i gëzuar për golin. Qëllimi jonë ishte të bënim një paraqitje të mirë në Francë, por luajtëm ndaj kundërshtarëve më të mirë në botë. Pas ndeshjes thashë që duhet të shohim përpara dhe synimi jonë ishte të mundnim Islandën. Kjo ishte një ndeshje shumë e madhe. Tani duhet të shohim ndeshjen tjetër.

Roshi ka komentuar edhe festimin e golit, ku bëri me shenjë që të heshtnin kritikët.

“Festimi i golit? Kur humbim ka shumë kritika. E bëra për ata njerëz që kritikojnë gjithmonë Kombëtaren. E kisha për ata. Duhet ta mbështesin gjithmonë Kombëtaren. E kisha me njerëz që nuk e kuptojnë futbolli. Nuk shava as nuk ofendova njeri.

 

Zjarr Tv Ad