Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi, kanë inspektuar nga afër rehabilitimin e rrugës ‘Musa Sinanaj-Strugë e Thatë’. Balla në fjalën e tij u shpreh se kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve, që sot është bërë realitet e madje i ngjan një lagjeje qyteti. Sipas Ballës kjo rrugë i shërben rreth 1000 banorëve të zonës.
“Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve, por sot është një premtim i mbajtur. Pas përfundimit të vendosjes së linjës së ujësjellësit rruga do të asfaltohet tërësisht dhe brenda muajit gusht kjo rrugë do të jetë e rregulluar”, tha ndër të tjera Balla.
Postimi i Ballës në Facebook.