Rotacion në pankinë, “amatorët” e Premier League shënjestrojnë Jose Mourinhon

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej ditësh jashtë vëmendjes së mediave, por “Mirror” vjen me një lajm vërtetë të bujshëm.

Jose Mourinho mund të rikthehet të trajnojë në Premier League. Por ndryshe nga herët e kaluara, ku “Special One” ka drejtuar skuadra si Chelsea e Manchester United, portugezi ka përfunduar në një skuadër të vendeve të ulëta në tabelë.

Newcastle ka larguar nga pankina, Rafa Benitez dhe Sheikh Khaled, i cili është i interesuar për të blerë klubin, e ka Mourinhon në krye të listës së dëshirave. Mourinho nuk drejton një skuadër prej muajit dhjetor, ku u shkarkua nga stoli i Manchester United për shkak të rezultateve negative.

 

Zjarr Tv Ad