Rouhani akuzon Uashingtonin për presion ndaj Iranit

0
3
Iranian President Hassan Rouhani speaks during a meeting with a group of Iranian athletes, in Tehran, Iran, June 1, 2019. Official President website/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES - RC1922713680

Hassan Rouhani, presidenti iranian, akuzoi të shtunën Shtetet e Bashkuara me përgjegjësinë për “të gjitha krimet dhe presionet” kundër Republikës Islamike.

“Adresa e të gjitha krimeve dhe presioneve kundër popullit të dashur iranian është Uashington DC, Shtëpia e Bardhë”, tha Rouhani gjatë një fjalimi në televizion.

Problemet ekonomike të Republikës Islamike u përkeqësuan nga 2018 kur Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq  në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore me Iranin ndërkombëtare  me Iranin e nënshkruar në Vjenë.

Kjo marrëveshje i ofronte Teheranit lehtësim nga sanksionet ndërkombëtare të marra kundër tij në këmbim të garancive iraniane – të verifikuara nga Kombet e Bashkuara – që synojnë të provojnë se Irani nuk po kërkonte të blinte armë atomike.

Duke dalë nga ky pakt, Uashingtoni rivendosi sanksione të rënda ekonomike kundër Teheranit që zhytën ekonominë iraniane në një recesion të rëndë nga i cili vendi po lufton të dalë.

Ndihma humanitare – ilaçet dhe pajisjet mjekësore në veçanti – përjashtohen teorikisht nga sanksionet, por frika nga ndëshkimet financiare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kufizon ndjeshëm transaksionet.

Shtetet e Bashkuara “parandaluan blerjen e ilaçeve dhe ushqimit duke vendosur sanksione të padrejta, të paligjshme dhe çnjerëzore”, tha Hassan Rouhani të shtunën.

Armiq prej kohësh, Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 40 vitesh.