Rovena Lule flet hapur: Aktorët janë të detyruar të bëjnë kompromise për hir të të ardhurave

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e roleve dramatike, Rovena Lule ka deklaruar se aktorët janë të detyruuar të bëjnë kompromise për hir të të ardhurave. Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo u shpreh se cilësia nuk duhet të humbi, pavarësisht se publiku ka nevojë të argëtohet.

Sipas Lules, aktorët duhet ta edukojnë publikun të shohë të shfaqje cilësore si drama, ashtu dhe komedi.

“Të gjithë kanë nevojë të punojnë dhe jetojnë. Ne kemi zgjedhur të jemi në këtë profesion, pavarësisht se është shumë i vështirë dhe nuk bëjmë asgjë tjetër përveç këtij, asnjë punë tjetër. Jemi të detyruar ndonjëherë të bëjmë dhe ato kompromiset e vogla, nuk do të thosha shfaqje mediokre, por shfaqje komerciale për hir të disa të ardhurave. Kjo është e vërtetë, por nuk e di pse shfaqja funksionon.

Ne duhet ta edukojmë publikun vetë dhe ajo nuk diskutohet. Cilësia nuk duhet të humbi, unë nuk jam kundra komedisë, edhe pse zakonisht vetë jam e tërhequr pas dramës, por patjetër që po, njerëzit kanë nevojë për teatër, të harrojnë të gjitha problemet, hallet e tyre, por pa humbur cilësia. Jam absolutisht dakord, nuk duhet të humbi cilësia, duhet të bëjmë të pamundurën për ta ruajtur atë standard. Duhet ta edukojmë publikun që të vijë dhe shohi shfaqje cilësore, shfaqje të mira, qofshi këto komedi, dramë apo tragjedi. Nqf se shfaqja është cilësore është mirë, publik do të ketë dhe në dramë”, tha ajo./abcnews.al

Zjarr Tv Ad