Roza Lati i hyn muzikës, gati kënga e saj e parë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja e njohur Roza Lati i ka befasuar të gjithë së fundmi me një postim të bërë në profilin e saj në “Instagram”.

Teksa jemi mësuar që ta shohim në rolin e moderatores, mesa duket asaj i pëlqen që të eksperimentojë edhe me gjëra të tjera.

Ajo ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngën e saj të parë. Në “Instastory” Roza ka publikuar disa foto nga një studio muzikore me muzikanten Diana Ziu, ku dhe ka shkruar se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj.

“Njerëz unë jam me Diana Ziun dhe po mendojmë të bëjmë një këngë për ju. Tani pyetja ime është: Jeni dakort të bëj një këngë? Ju e vendosni.”- shkruan Roza në fotot e publikuara.

 

Zjarr Tv Ad