Komuniteti i biznesit ka kritikuar ashpër paketën fiskale të qeverisë, duke e konsideruar si rrënuese për aktivitetin privat të goditur rëndë nga pandemia.
Përballë qëndrimit të sipërmarrësve privatë gjenden dy aktorë-kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni i peshkut, Gjergj Luca.
Kryeministri është treguar shumë dorëlëshuar me Gjergj Lucën, duke i dhënë me qira 1 euro 2 prona publike.
Luca i ka përfituar falas të dyja këto prona brenda vitit 2019, njërën në Korrik dhe tjetrën në Tetor.
Sipërfaqja e përgjithshme që përfitoi Gjergj Luca është 28 960 metra katrorë dhe sipërfaqja e ndërtimi të godinës brenda saj është 4185 metër katrorë.
Afati i qiradhënies së kësaj pasurie publike është njëzet vite.
Sipas vendimit të qeverisë ‘Rama’, kompania ‘Rozafa’ shpk duhet të përdorë këtë objekt me qëllim ndërtimin e një fabrike për përpunimin e karkalecit, nëpërmjet përpunimit aktiv të mallrave.
Vetëm tre muaj më pas, Qeveria vendos të tregohet sërish dashamirëse me Gjergj Lucën.
Përfitimet vijojnë për Gjergj Lucën.
Me vendimin nr. 312, datë 15 Maj 2019, qeveria vendosi që të lejojë privatizimin e një tjetër objekti, të cilin Luca e kishte marrë më herët me qira simbolike 1 euro.