Rradhë mbi 2 km në Qafë-Thanë, automjetet të bllokuara me orë të tëra. Qytetarët denoncojnë: Nuk ka ardhur askush për ndihmë

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Situata paraqitet mjaft problematike në Qafë-Thanë për shkak të kushteve të vështira të motit, ku qytetarët kanë mbetur të bllokuar me orë të tëra.

Radha shkon mbi 2 kilometra, duke e bërë situatën mjaft problematike, duke qenë se automjetet nuk po lëvizin për orë të tëra.

Sipas burimeve, qytetarët janë të bllokuar në rrugë që nga ora 13:30, ndërkohë ata denoncojnë se askush nuk i ka shkuar në ndihmë, madje as borëpastruesja.

Shqipëria është përfshirë në orët e fundit nga kushte të motit tepër të vështira. Problematika janë shfaqur në të gjithë vendin.

 

Zjarr Tv Ad