Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për tre persona të cilët të premten mbrëma 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrapaj. Fitim Zekaj është lënë në detyrim paraqitje, ndërkohë për Festim Alimerkajn dhe Ferdinand Merajn togat e zeza caktuan detyrim paraqitje. Për arsyen e sherrit nuk ka folur por në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e alkoolit. Fitim Zekaj ishte me kartelë shëndetësore pasi shumë vite më parë ka pësuar një aksident pas të cilit ka shfaqur probleme mendore. Ai është i pajisur edhe me kemp. Ngjarja ndodhi pasi ata të katërt po pinin bashkë në një lokal. Pasi kanë dalë jashtë Pelivani i ka “shitur mend” miqve të tij se Rilindja i ka futur gruan në punë. Debati është përshkallëzuar në përplasje fizike. Të tre ata e kanë bërë Pelivanin për spital duke e lënë të shtrirë në rrugë.57 vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Ballshit por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua drejt Tiranës