Rra*hu dhe që*lloi me mjet pre*hës të moshuarin, Gjykata lë në bu*rg Rizan Aliun

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg 45 vjeçari Rizan Aliu, i cili pak ditë më parë në Kavajë rrahu dhe qëlloi me thikë disa herë 60 vjeçarin Besnik Çelmeta dhe nipin e tij M.A.

Bëhet me dije se gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’, për 45-vjeçarin me afat 60 ditor.

Kujtojmë që se shkak i sherrit mes Aliut dhe Çelmetës është bërë qeni që kishte 45 vjeçari. I moshuari ankohej shpesh për mbeturinat e qenit të fqinjit të tij dhe ditën e ngjarjes Rizan Aliu e kapi brenda një lokali dhe nisi menjëherë ta rrihte e qëllonte me thikë.

Rizan Aliu akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” pasi dyshohet se në dt 16.09.2020, në një lokal, goditi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Besnik Çelmeta dhe M.A.

Zjarr Tv Ad