Rraja në burg/ Flet Xhisiela Maloku: Erdha për ta mbështetur

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhisiela Maloku vajza e cila tronditi politikën por dhe mbarë opinoinin publik, ditën e sotme për çudinë e të gjithëvë është paraqitur përparë Gjykatës së Apelit për të mbështëtur ish-të dashurin e saj Rexhep Rrahja. Jashtë dyerve të gjykatës Xhisiela ka bërë avokatin mbrojtjes, pavarësisht që ishte ajo denoncuesja që e çoi atë pas hekurave.

Në një prononcim për gazetarët 25-vjeçarja tha se kishte shkuar në gjykatë për ta mbështetur ish-të dashurin, pasi ishte i pafajshëm. Po ashtu Xhisiela tha se me Rrajan kishte kontakte dhe se kishin marrëdhënie të mirë shoqërore.

“Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. Skam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”, tha Xhisiela.

Zjarr Tv Ad