Rrëfehet Fidel Ylli: Si më bindi Edi Rama me dy fjalë t’i futesha politikës! Isha biznesmen dhe familjen e kisha në Amerikë

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KOKSH Fidel Ylli, ka rrëfyer për herë të parë mbrëmjen e sotme sesi e bindi kryeministri Edi Rama që t’i futej politikës vite më parë. AI u bashkua me Partinë Socialiste u zgjodh deputet i saj, deri kur mori drejtimin Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

“Ato projektet e sportit duhet të vish këtu në krahun tim që ti t’i realizosh”, këto kanë qenë fjalët që i ka thënë kryeministri Rama. Ylli ka treguar në “Top Story” se në atë kohë ishte biznesmen dhe familjen e kishte në Amerikë, ndaj as e kishte menduar t’i futej politikës.

“Për sa i përket politikës një nga arsyet që Edi Rama më bindi në politikë ishte thjesht vetëm sporti. As e mendoja kurrë që një biznesmen, familjen e kishte në Amerikë t’i hynte politikës dhe kësaj politike që është në Shqipëri, por më bindi me dy fjalë: “Ato projektet e sportit duhet të vish këtu në krahun tim që ti t’i realizosh”. U bënë disa gjëra që nuk ishin bërë për 100 vjet në Shqipëri.

U bënë dy qendra olimpike, kjo që jemi dhe qendra e Korçës. U bënë katër stadiume që s’ishin bërë në historinë e Shqipërisë, u bënë 100 palestra që s’ishin bërë në 100 vjet dhe u dhanë 5 milionë dollarë për sportin.

Këto ishin si pasojë e nxitjes sime për të futur fjalën sport në qeveri dhe parlament, se në fund të fundit sporti nuk është një garë që kush fiton dhe del i pari, sporti në vizionin tim është cilësi jete, edukim, imazhi i vendit, sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë, sporti është edhe politikë”, u shpreh Fidel Ylli, kreu i KOKSH.

Zjarr Tv Ad