Rrëfehet i riu që plagosi Ina Nukën: Ndeza tre kapsolla dhe i hodha

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autori i plagosjes me kapsollë të efektives së policisë Ina Nuka, në protestën para Kuvendit, ka dëshmuar përpara hetuesve.

I riu 18- vjeçari Daniel Dobra, ka pranuar se ka qëlluar me kapsolle, por se nuk ka pasur për qëllim të qëllojë policinë e Shtetit.

Ai tha se kishte marrë pjesë në protestën që u zhvillua dy ditë më parë tek Kuvendit, ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.

“Jam banor i Astirit në një banesë private e cila është ndërtuar në vitin 2004 kur unë kam qenë 4 vjeç dhe jam rritur në atë banesë. Duke qenë se në derën e banesës time është vendosur një shenjë me kryqe të kuqe i jam bashkuar të gjithë personave të cilët kanë protestuar për mënyrën e prishjes së banesës time. Theksoj se nuk kam pasur dhe nuk kam përdorur sende të kundraligjshme gjatë protestës. Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet.”, mësohet të ketë thënë ai mes të tjerave

Zjarr Tv Ad