Rrëfehet Milaim Zeka, tregon vizitën e parë në Shqipëri: Zhgënjim shumë i madh

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur nga Kosova Milaim Zeka, ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e tij. Milaim Zeka gjatë bisedës tregoi se Shqipërinë e ka vizituar për herë të parë në vitin 1983. Ai zbuloi se asokohe i kishte dërguar Enver Hoxhës 75 trëndafila, pasi përshtypja që ai dhe të gjithë shqiptarët që jetonin në ish-Jugosllavi kishin për diktatorin ishte ndryshe nga ajo që ai krijoi kur e pa vendin e tij nga afër.

Milaimi rrëfeu se qëndroi për 56 ditë në Shqipëri, dhe pati një zhgënjim shumë të madh. Ai tha se rrugën e kthimit, nga Tirana deri në Vjenë, e kishte bërë duke qarë, nga trishtimi i madh që pësoi kur pa vendin e tij aq të varfër dhe aq të poshtëruar.

“Një regjim që i zhduk një populli besimin te Zoti dhe pronën private, i ka zhdukur shpirtin dhe identitetin”, theksoi Milaim Zeka, teksa më tej tha se Shqipëria ndodhet ende në ditën e sotme në gjendje jo të mirë pasi në pushtet erdhën bijtë e Enverit.

“Nuk e pati fatin e madh Shqipëria që të udhëhiqej nga njerëz liberalë dhe demokratikë. Erdhën ata që për të mbuluar kaluarën e tyre komuniste zhdukën çdo gjë që kishte krijuar Enveri, deri te shkatërrimi i pyjeve”, tha analisti.

Gjithsesi, Milaimi shtoi se në aspektin e ekonomik vendi ynë ka bërë përparime, teksa theksoi se ushqimet në Shqipëri nuk krahasohen me vendet e tjera.

Zjarr Tv Ad