Rrëfimi i kreut të ekipit italian: Si i gjetëm pa jetë nënën me tre fëmijët në krahë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ne shpresonim t’i gjenim të gjallë, shpresojmë keshtu gjithmonë dhe në çdo situatë dhe nuk mendojme kurre ndryshe. Por këtë radhe nuk ndodhi keshtu. I gjetëm pa jetë, nënën me tre fëmijë, të gjithë të përqafuar’.

Bëhet fjalë për anëtarët e familjes Lala, kur forcat e shpëtimit gjetën nën rrenoja të pajetë nënën me tre fëmijet e saj të përqafuar, binjakët dhe femijën tjetër ngjitur.  Gruaja e Berti Lala, mbijetoi nga tërmeti, por humbi të gjithë familjen.

“Ishte një moment i tmerrshem për të gjithë ne, jemi prindër dhe kur e gjen veten para fëmijëve në këtë situatë, të duhet guxim jashtë mase i madh që të mund të vazhdosh më tej. Ju duhet një guxim i madh për të vazhduar më tej’ thote ai.

Sipas rrefimit, nëna mbante në krahë përfaqur dy binjakët, gati dy vjeçare dhe motrën e tyre 7-vjeçe. ‘Kurrë ne nuk e mendojmë këtë gjë, kur ndodh i dorezohemi realitetit’ thotë kreu i ekipit italian të shpëtimit. I vetmi i mbijetuar eshte nipi i tij, 17 vjeçar që shpëtoi nga një lavatrivçe dhe u nxor me pas nga rrënojat.

Zjarr Tv Ad