Rrëfimi i Nënës 87-vjeçare që të prek shpirtin: Kam 30 vite që nuk kam parë njeri, nuk kam asnjë që të më sjellë një gotë me ujë…

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një Nënë 87-vjeçare, në vetmi të thellë dhe e vetme, gjen forcë vetëm tek ZOTI. Tashmë vetmia e ka lodhur shumë, kjo është fraza që 87-vjeçarja e përdor më së shumti.

Ajo ndihet e vetme, brenda katër mureve, e vetme për 30 vjet, ku shoqëria e saj janë pulat dhe një qen, që edhe për këta  Nëna kujdeset vetë. Jetesa i bëhet edhe më e vështirë, pasi dhe dimri i e. gër po afron, ku mundësitë e saj janë shumë pak për të pasur një jetë normale. Për 30 vite ka jetuar e vetme dhe në s.kamje, ku ndien shumë lodhje edhe prej moshës së saj.

Nëna 87 vjeçare, jeton në fshatin Rakoshë të Istogut, që siç e theksuam edhe më lart, nuk ka asnjë njeri që të kujdeset për të, që edhe pensionin që merr nga shteti, është jo më shumë se 90 euro.

Me këto të ardhura, ajo nuk mund të blejë asgjë, sepse këto të holla nuk i dalin as për të blerë ilaçe.

“Veç me Perëndinë, nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë…Vetëm pasha Zotin qishtu moj motra jem, vetëm. Me halle, me derte. Komshia pasha Zotin e kam th.y dorën qitash tash bëhet mot-mot, asnjë nuk është ardh me ma qel derën. Shkova me ju qit pulave, ka erdha, u rrëzova e theva dorën”, Ka rrëfyer ajo.

Zjarr Tv Ad