Rrëfimi i Sharon Stone për sëmundjen nga e cila humbi gjithçka dhe për pak sa nuk ia mori jetën

0
7

Duke folur në një mbrëmje humanitare kushtuar shëndetit të trurit femëror në Los Angeles, Sharon Stone ka rrëfyer se Hollyëoodi ka qenë i pamëshirshëm ndaj saj para 18 vitesh kur kishte përjetuar goditje të rëndë në tru.

Aktorja e famshme amerikane duke kujtuar përvojën personale, ka thënë se kjo gjendje është shumë e rrezikshme dhe për t’u shëruar nevojitet kohë e gjatë.

“Më janë dashur shtatë vite që të vi në vete. Nëntë ditë kam pasur gjakderdhje në tru”, citon Variety fjalët e 61-vjeçares.

“Kam duruar çnjerëzi dhe shëmti nga koleget e mia e deri në gjykatën që vendosi për kujdestarinë ndaj djemve të mi”, ka treguar Stone, e cila asokohe u shkurorëzua nga gazetari Phil Bronstein.

Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin. Janë dy lloje goditjesh në tru.

Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru. Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit.

‘Mini-goditjet në tru’ ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.

Në atë kohë, Sharon ishte aktorja më e kërkuar për filma, mirëpo për shkak të sëmundjes e humbi atë status.