Rrëfimi i shqiptares në Zvicër: Si u martova me përdhunuesin tim

0
1382
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një femër nga Kosova, Luana, (emër i ndryshuar) e cila jeton në Zvicër, në dhjetor të vitit 2014 ka treguar para gjykatës zvicerane historinë e saj rrëqethëse. Ajo ka thënë se në vitin 2011 kur kishte shkuar për pushime në Kosovë, një kushërire e saj e fut në kurth duke e njohur me një djalë.

Më pas ai djali, Arsimi (emër i ndryshuar) e dërgon në shtëpinë e një familjares së tij ku edhe e shfrytëzon seksualisht. Luana në atë kohë 20 vjeçare për të mos e prishur nderin e familjes nuk u tregon askujt për ngjarjen që ka ndodhur. Por djaloshi nga një vend në jug të Kosovës, e mban gjatë

tërë kohës nën kërcenim për vdekje dhe e detyron që në pushimin tjetër të saj të bëjë kurorëzim dhe pastaj t’i rregullojë lejen e qëndrimit në Zvicër.

Gazeta zvicerane

Arsimi shkon në Zvicër, por Luana nuk ka aspak ndjenja për të. Ai vazhdon me kërcënime madje edhe duke e rrahur brutalisht, derisa një ditë herët në mëngjes Luana i drejtohet policisë, e me pas ceshtja ka shkuar edhe në gjykatë. Portali zviceran “Watson.ch” e sjell gjithë rrëfimin që Luana e ka

deklaruar gjykatë, e të cilin e transmeton albinfo.ch.

Rrefimi

Ferri për Luanën nuk ishte në luftën e Kosovës, por 12 vite me vonë, në vitin 2011, në një ditë të ftohtë vjeshte diku në jug të Kosovës. Ajo në atë kohë ishte 20 vjeçare dhe ishte për vizitë në vendlindjen e saj. Një kushëri i saj e kishte ftuar për të dal një mbrëmje në një kafeteri pa i treguar se po e fut në kurth.

Kur ishin ulur në tavolinë, papritmas vjen një djalë, Arsim dhe iu bashkohet tavolinës së tyre. Luana nuk e njeh atë. Pas një kohe të shkurtër djali kerkon të bisedoj vetëm me të. Luana heziton. “Shko more, është normale kjo” i thotë kushërira e saj me të cilin Luana ishte rritur. Para kafeterisë bisedojnë Luana dhe Arsimi me pas e merr atë në veturën e tij. Ata udhëtojnë drejt e në një

shtëpi në të cilën nuk jetonte askush. “Kjo është shtëpia e tezes sime. Këtu është qetësi, mos ki frikë, i thotë Arsimi. Luana ka frikë.

Në shtëpi Arsimi dëshiron ta puth Luanën. Ajo nuk do. Luana mbyllet në banjo dhe e lutë atë që ta coje në shtëpinë e saj. Ai i premton se do ta bëje këtë.

Luana kthehet sërish në dhomen e pritjes. Arsimi mbyll derën prapa saj dhe fillon ta zhveshe. Ajo mundohet të mbroje veten. “Unë nuk dua”, bërtet ajo.

Arsimi e kap për flokësh, e perplas ne divan dhe e dhunon.

“Tash ti je gruaja ime”, i thotë Arsimi pastaj.

Luana qan me zë.

“Ti nuk guxon të martohesh me askend tjeter”, i thotë Arsimi.

“Unë dua të shkoj në shtëpi”, i thotë Luana.

“Ne do të jetojmë së bashku në Zvicër”, shprehet ai.

Luana nuk përgjigjet.

“Nëse ti tregon se çfarë ka ndodhur, atëherë harroje familjen tënde”, e kërcënon Arsimi. Kushërira e Luanës nuk e pyeti deri kur të nesërmen në mëngjes i zbuloi shenjat në trup. Luana gjatë tërë ditës qëndronte e shtrirë në krevat. Nëna e Arsimit i thoshte atij. “Tash je një burrë i vërtetë, pasi ke një grua”.

“Do të bëhet më mirë, kur unë të vij në Zvicër”.

Luana udhëton për në Zvicër. Por bota për 20 vjeçaren është bërë e errët. Ajo mundohet të marre veten përsëri. Mirëpo me humbjen e virgjërisë, ajo e ka humbur lirinë e saj, dhe këtë e di Luana. “Në qoftë se një femër ka marrëdhënie me një burrë, ajo duhet të martohet me të. Kështu është tek ne”, deklaron Luana disa vjet më vonë në protokollin e policisë.

Luana është e bindur se asnjë burrë tjetër nuk do të pranojë tashme të martohet me të. Babai i saj ndoshta do ta ofendojë kur ai ta kuptojë se ajo nuk është me e virgjër. Kjo për të do të jetë humbje e nderit. Kushërinjtë e saj do të mendojnë se ajo është një lavire.

“Përdhunimi është një shfaqje e forcës e cila shkakton të viktima pa fuqinë për të mbrojtur veten” ka thënë para gjyqit, tri vjet me vonë terapistja e Luanës Arsimi i shkruan Luanes çdo ditë përmes mesengerit

“Ti nuk do të jesh me mua i lumtur. Unë nuk të dua”, i shkruan ajo.

“Më vonë do të bëhet me mirë, kur unë të vij në Zvicër”, i shkruan ai.

“Të lutem, gjej një grua tjetër e cila të do dhe të bën të lumtur”, i shkruan ajo.

“Ti je gruaja ime. Ti do të më duash mua”, ia kthen ai.

“Si mund të bëj një gjë të tillë, nëse ti do që unë të dua”? e pyet ajo.

“Nëse ti i tregon dikujt, unë do t`i vras vëllezërit e tu”, i shkruan ai. Vëllezërit e Luanës kishin mbetur në Kosovë, kur ajo në moshën 18 vjeçare së bashku me motrën dhe nënën ishin zhvendosur tek babai i saj në Zvicër. Ajo u mundua të integrohej sa me mirë në shtetin zviceran dhe të mësonte sa

me shpejtë gjuhën gjermane. Një zvicerane e ndihmoje ate per gjuhen pa asnje interes. Luana ishte e befasuar. Ato ishin shoqe. Por atë çfarë ka ndodhur nuk mund t`ia tregonte. Askujt në botë nuk mund t`ia thoshte atë histori. Traditat e vjetra shqiptare e kanë rrëmbyer edhe jetën e saj në Zvicër.

Në verën e vitit 2012 Luana nuk di se si të justifikohet për të mos shkuar bashkë me prindërit e saj në Kosovë. Sapo ajo kishte shkuar në shtëpinë e vëllezërve të saj në Kosovë, aty shkon edhe Arsimi. “Nëse ti nuk del nga shtëpia, unë do të tregoj për të gjitha”, thotë ai. Luana del me të, takohet dhe

përsëri fle me dhunuesin.

“Më mirë të vuaj unë se sa të vuajë e gjithë familja ime”, mendon ajo.

Gjatë një të diele të gushtit, Arsimi së bashku me babain e tij, xhaxhain dhe një kushëri shkojnë dhe e marrin Luanën para shtëpisë së saj. Para regjistrit civil ai e kap për krahësh dhe e detyron që ta marrë mbiemrin e tij. Në zyrën e regjistrit civil, zyrtarja e pyet se cilin mbiemër dëshiron te mbaje. Arsimi e prek me këmbë nën tavolinë. Luana nënshkruan mbiemrin e ri. Babai i Arsimit telefonon babin e saj. “Gjithçka u krye”, thotë ai. “Merri certifikatat martesore dhe mi bëj letrat në Zvicër” i thotë Arsimi Luanës.

Pothuajse çdo javë vjehrra e Luanës e pyet atë se a janë ende gati të rregullohen letrat (viza) për djalin e saj. Arsimi i shkruan çdo ditë në Facebook. Luana mundohet të fitojë në kohë. Ajo shpreson që Arsimi do të dashurohet në një femër tjetër derisa t`i dorëzoj formularët pranë autoriteteve të migracionit.

“Pse po zgjat kaq shumë rregullimi i letrave, (vizës)?”, i shkruan Arsimi.

“Më duhet fillimisht të gjej një punë”, i thotë ajo.

“Nëna jote i ka thënë nënës sime se ti punon”, thotë ai.

“Kjo është vetëm një praktikë, nuk është punë e përhershme”, thotë ajo.

“Mos u mundo të më mashtrosh. Shko puno në një fabrikë”, thotë ai.

Praktika e Luanës si ndihmëse mjeke po i ecin mbarë. Bashkëpunëtorët e saj e pëlqejnë atë, shefja e saj dëshiron që ta punësojë si punëtore të përhershme, me çka pastaj autoritetet e migracionit do të munden t`ia lëshojnë një leje udhëtimi edhe për burrin e saj. Por bota e Luanës po bëhet gjithnjë e me e errët.

Ti dëshiron të me vrasësh, atëherë me vrit

Në dhjetor të vitit 2013 Luana për të dytën herë mbyllet me jetën e saj. “Unë do të vdes” thotë mendja e 22 vjeçares në atë kohë, ndersa burri i saj ishte ulur në aeroplanin për të udhëtuar për në Zvicër. Kur ajo kthehet në mbrëmje në shtëpi, dhunuesi i saj ishte zhvendosur aty.

Një javë me vonë, ulen Arsimi dhe Luana në divanin e banesës dhe shikojnë televizion. Arsimi i afrohet. Ai fillon ta përkëdhel dhe ta puth Luanën “ Unë nuk dua”, thotë ajo. Arsimi e dhunon serish.

“Ti nuk do të jetosh shumë gjatë”, i thotë ai, asaj.

Luana punon edhe jashtë orarit vetëm që të mos kthehet në shtëpi. Ajo ndërpret ushqimin, dobësohet në shëndet dhe vetëm tymos cigare. “Unë isha e vdekur në brendësi”, thotë ajo dy vjet me vonë.

Arsimi e kishte menduar ndryshe jetën në Zvicër. Mësimi i gjuhës gjermane, për të duket i vështirë. Ai nuk mundet të gjejë punë. Gjithë frustrimin, ai ia hedh bashkëshortes së tij. “Do të vras nëse nuk me jep më shumë ndjenja”, i thotë ai asaj.

Pas grindjes së radhës me Arsimin, Luana e merr arratinë. “Ti do të më vrasësh?Atëherë me vrit”, bërtit ajo. “Por fillimisht do t’i tregoj te gjitha”.

Ndërkohë marrin vesh edhe prindërit e Luanës dhe në banesën e tyre tashme kjo punë është bërë e madhe. Nga frika e vdekjes ajo që herët në mengjes drejtohet për në polici. Luana futet një tualet dhe mbyllet aty derisa vijnë dhe e merr policia. Ajo dërgohet menjëherë në shtëpinë strehimore për femra.

Pjese nga gjyqi

“Ajo nuk i ka pastruar veshjet e mia, nuk ka gatuar…”

“Gënjen paditësja?”, e pyet gjyqtari.

“Po”, e përkthen përkthyesi përgjigjen e Arsimit. “Unë kurrë nuk e kam dhunuar atë”.

“Pse thotë ajo kështu”, pyet prapë gjyqtari.

“Ajo dëshiron të ndahet nga unë dhe të dalë e pafajshme para familjes së saj”,

thotë Arsimi.

“A dëshironi të divorcoheni?”, pyet gjyqtari.

“Jo, unë e dua atë”, thotë Arsimi.

“Ju vazhdoni ta doni atë, edhe pse ajo ju ka fajësuar dhe ju akuzon se e keni përdhunuar?” e pyet prapë gjyqtari.

“Unë kam lënë gjithçka dhe kam ardhur këtu për shkak te saj” thotë Arsimi, Por sytë e tij shfaqin pakëz nervozitet. “Pra ajo nuk ka pastruar veshjet e mia, nuk ka gatuar…”.

Këto arsyetime të Arsimit Luana nuk i dëgjon më. Pas panikut që kishte, ajo e braktis ndërtesën e gjyqit. Me një shoqe të saj e presin në një kafeteri aty përballe avokatin derisa ai vjen dhe tregon vendimin e gjyqit. Ajo dridhet. Dera hapet, dhe brenda hyn avokati.

Ai qesh. “Është shpallur fajtor”, thotë ai. Luana shikon e habitur. Ajo bindet duke i pare fytyrat e të tjerëve që duan të thonë diçka të mirë. Luana i shtrin duart si duke u lutur dhe dërgon një puthje në drejtim të qiellit. “Faleminderit!”.

Gjykata zvicerane e dënoi Arsimin për përdhunim të shumëfishtë, detyrim të shumëfishtë dhe kërcënime të shumta. Ai është dënuar me katër vjet dhe një dënim me të holla prej 1,800 franga. Në vendimin e tij, gjyqtari ka ardhur në përfundim se “nuk ka qenë një lojë teatrale” dhe ka vendosur në favor të

Luanës. Po ashtu Arsimi duhet t’i paguaj Luanës 10 mijë franga për shkak të prishjes së nderit të saj dhe shfrytëzimit të kënaqësive të tij. Por Arsimi dhe avokati i tij kanë bërë ankesë kundër këtij vendimi.

Luana tashme e ka kthyer jetën e saj. Ajo jeton një banesë dhe ka përfunduar shkollimin. Në sytë e saj dëshira për të jetuar është rikthyer. Kërcënimet për familjen e saj janë ndërprerë. Në të vërtet sot 24 vjeçarja do të dëshironte të kishte një familje. “Por e kam humbur besimin”, thotë Luana.

Zjarr Tv Ad