Rrëfimi i Xhani De Biasit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biasi në një intervistë për mediat italiane ka treguar refuzimet e tij dhe ofertat që ka hedhur poshtë, pasi disa klube i kanë kërkuar që të jetë ai drejtuesi i pankinës. Ai është shprehur se po kërkohet nga shumë klube të cilat kanë në tavolinë llogaritë e mbijetesës dhe ish-tekniku i kuqezinjve është parë si shpëtimtari i tyre. Mes tyre është edhe ekipi i Palermos, ku vetë tekniku ka luajtur për tre vite radhazi kur ishte futbollist në kohën e tij.

De Biasi  është kërkuar nga Mauricio Zamparini jo vetëm njëherë, por insistimi i tij ka qenë i vazhdueshëm. Në intervistën e prestigjiozes italiane “Corriere dello Sport”, De Biasi është shprehur: “Më tha se do të ishte sjellje e edukuar nëse do të përgjigjesha menjëherë, por isha për drekë në një shpellë. Nuk e telefonova menjëherë pasi më është  dashur një natë që ta mendoja. Mëngjesin e nesërm, i komunikova që nuk ma ndjente. Mbeteshin edhe 4 ndeshje për t’u luajtur dhe nuk mund ta ndihmoja, përndryshe do të shkoja me vrap atje.”, shtoi ai.

 

Zjarr Tv Ad