Rrëfimi/Maqedoninë e krijoi Tito në kurriz të shqiptarëve autoktonë!

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Irena Nikollova, maqedonase e cila studion në Australi, ka habitur opinionin, duke pranuar se “projekti FYROM” është krijuar në kurriz të shqiptarëve. “Unë më herët u kam besuar rrenave, sepse ashtu më kanë mësuar arsimtarët & politikanët, por kur erdha në studime në Australi e mësova të vërtetën”, thekson mes tjerash në statusin e publikuar në Facebook. Dhe jo vetëm kaq, por Nikollova ka insistuar që ky qëndrim i saj të publikohet në mediume.
“Nuk e kuptoj pse frikohemi nga e vërteta dhe nga hija jonë. Është fakt që projektin FYROM e ka krijuar Tito në vitin 1945 në kurriz të shqiptarëve, të cilët janë popull autokton në territoret e tyre. Ne marrim frymë, shkruajmë dhe flasim cirilikë sllave. Unë më herët u kam besuar rrenave, sepse ashtu më kanë mësuar arsimtarët & politikanët, por kur erdha në studime në Australi e mësova të vërtetën. Kam lexuar literaturë botërore dhe nuk jetoj më në huti. Ndërgjegjen e kam të pastër. Ne vjedhim prej gjithkujt, prandaj askush në botë nuk na njeh”, shkruan Nikollova.

 

Zjarr Tv Ad