Rrëfimi ndryshe i qendërmbrojtësit Pepe:”Me 5 euro në xhep në një vend të huaj…”

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qendërmbrojtësi portugez ka zbuluar disa detaje të jetës dhe karrierës së tij në një intervistë të dhënë për Expresso.

Pepe ka folur për momentin që i ka ndryshuar jetën: mbërritja në Portugali. Për të, vendi iberik është bërë një shtëpi e dytë, deri në atë pikë sa ka luajtur dhe fituar me koMmbëtaren. Por fillimet kanë qenë të vështira.

Një gjë normale, kur një djalosh 18-vjeçar shkon i vetëm në një vend të huaj, me fatin që të njohë gjuhën….

Ka qenë viti 2001 dhe një Pepe në moshë të re është ftuar nga Maritimo, skuadër e Madeiras, të fluturojë ën Portugali. Problemi ka qenë se mbrojtësi nuk ka qenë në kushtet më të mira ekonomike.

“Kur kam shkuar, kisha në xhep pesë euro. Isha në sektorin e imigracionit, sepse kam shkuar nga Brazili vetëm, në moshën 18 vjeç. Duhej të merrja me vete një faks të Maritimo-s, që kërkonte që unë të hyja në Portugali”, ka thënë Pepe.

“Me ato para duhej të blija një skedë telefoni për të marrë mamanë time dhe t’i thoja se isha mirë. Opsioni tjetër ishte të blija diçka për të ngrënë. Dhe kam menduar ‘mirë, të qetësoj mamanë’”.

“Kam mbërritur në gjashtë të mëngjesit dhe fluturimi tjetër ishte në njëmbëdhjetë të natës. Dhe duhej të haja diçka. Kështu që kam shkuar te dyqani i aeroportit dhe kam pyetur: ‘Keni diçka për të ngrënë?’. M’u përgjigjur po, por unë i kam shpjeguar se nuk kisha para”.

“Më pa dhe më solli një qese me baguette. Nga ai moment më ka ardhur dëshira që të ndihmoja ata që ishin të pafat, është një gjë që më ka lënë shenjë”.

“Veçanërisht sepse ai person nuk e dinte kush isha, siç unë nuk e dija kush ishte dhe

më vjen keq. Por ai gjest më ka ndihmuar për të gjithë

jetën”.

 

 

 

Zjarr Tv Ad