Rregullat e Lojës, FSHF trajnim me klubet

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së, i drejtuar nga Sokol Jareci ka filluar një cikël trajnimesh në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, në lidhje me Rregullat e Lojës. Ndalesa e rradhës së takimeve ka qenë në klubin e Kukësit.

“Duke marrë në konsideratë se pjesa e dytë e këtij edicioni futbollistik do të jetë më e ngarkuar dhe vështirësia vjen në rritje, si për skuadrat që pretendojnë titullin kampion si edhe ekipet që zbresin një kategori më poshtë, filluam këtë seri trajnimesh. Janë ndeshje me vështirësi ku kërkohet interpretim sa më i saktë nga ana e arbitrave dhe sigurisht me këto rregulla të lojës duhet të njihen futbollistët dhe stafet përkatëse. Mjaft të diskutueshme në futbollin e sotëm janë rastet e prekjeve të topit me dorë, ku futbollistëve i prezantuam kriteret se kur një prekje me dorë duhet të ndëshkohet dhe kur nuk konsiderohet shkelje. Kriteret sesi ndëshkohen faullat e ndryshëm vecanërisht ato me KK brënda dhe jashtë zonës së penalltisë, ishin një pikë tjetër e seminarit.”– ishin fjalët e Jarecit.

Federata Shqiptare e Futbollit do ti pasojë trajnimet edhe në klube të tjera.

 

Zjarr Tv Ad