“Rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri!” Ndërpritet seanca, PS kërkon 10 ditë përjashtim për Berishën

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit si edhe nga komisionet të  ish kryeministrit Sali Berisha. Në kërkesën drejtuar Byrosë së Kuvendit, grupi parlamentar i PS-së argumenton se ish kryeministri Berisha në seancën e sotme plenare ka bërë thirrje për vepra të dhunshme kundër rendit Kushtetues.

Kërkesën për përjashtimin e ish kryeministri Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e paralajmëroi në seancë plenare. Në fjalën e tij socialisti Balla apeloi Partinë Demokratike, të distancohet nga thirrje të tilla, ndërsa kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të marrë masa ndaj ish-kryeministrit.

“Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë ndaj Berishës, Bashës e deputetëve të tjerë shkelës të rregullores”, tha Balla.

Në përgjigje të Balles, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se ato ishin vargje të këngës patriotike.

“Situata në të cilën ndodhet mazhoranca është tragjike e komike njëkohëshit.Në të vërtetë ju ka hyrë tmerri nga protestat popullore, po e ndjeni fundit e pushtetit tuaj e në tentativë për të shpëtuar kaloni në spektakle e butafori.Sado të përpiqeni nuk i shpëtoni dot as studentëve as protestës së unazës, as nuk fshini dot rastin e korrupsionit. Është komike sepse vargjet e një kënge patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. Dëshiroj t’ tërheq vëmendjen që po lejoni që Kuvendi të degradojë në Byro Partie,  sic e thatë edhe dje”, tha Spaho.

Më herët në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha apeloi maxhorancën të miratojë amendamentet për vetingun në politikë, ndryshe u shpreh ai në rrugët e qytetit do ushtojë: “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

Zjarr Tv Ad