Zbulohet shkaku i rrëmbimit të Gentian Omerit në Sarandë. Ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme dhe krijimi i një lidhje intime me një grua të martuar, është bërë shkak për marrjen peng dhe dhunimin e rëndë për 3 orë të Gentian Omerit. “OraNews” raporton se Gentian Omeri ishte duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar me makinë, duke u rrëmbyer, futur në bagazh dhe dhunuar fizikisht nga 4 anëtarë të familjes Ndoj.
Shkak i përshkallëzimit të kësaj ngjarje, është bërë lidhja intime që Omeri kishte krijuar me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Anton dhe Aleksandër Ndoj. Qyno bën me dije se Omeri kishte disa kohë që ngacmonte një vajzën e tyre, e cila është e martuar, por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje jashtë martesore. Marrëdhënien mes tyre e kishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.
Ndaj dhe kishin vendosur të ndërhynin. Në mesnatën e 19 janarit 2023 kishin ndjekur Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur me mjetin ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerrë makinën nga rruga. Në momentin që mjeti ka përfunduar në kanal, të katër kanë zbritur nga makina e tyre, duke e rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe futur atë në bagazhin e makinës.
Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku e kanë lidhur dhe më pas rrahur për ca orë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. E pasi kanë mbaruar “punë” e kanë hedhur në kanal duke menduar se Omeri kishte vdekur. Por ishte ende gjallë edhe pse lëndime serioze. Katër autorët janë mundur të identifikohen nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në zonën e Konispolit dhe Sarandës, duke mundësuar dhe arrestimin e tyre mesnatën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Gjatë momentit të arrestimit, asnjëri prej 4 personave nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke çuar duart lart, ndërsa tani do të përballen me drejtësinë, pasi akuzohen për veprat penale: “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës” të kryer në bashkëpunim.//TPZ.AL