Rrëmbyen një 19-vjeçar, e futën në makinë dhe e dhunuan, arrestohen tre persona. Shkak ka qenë…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer një 19-vjeçar, madje kanë ushtruar edhe dhunë ndaj tij.

Sipas policisë, kallëzimi është bërë nga vetë i riu, i cili kishte deklaruar se tre persona e kishin marrë me forcë në makinë dhe e kishin dhunuar për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Personat e arrestuar janë Kristo Xhelili, Mustafa Muhametaj dhe një 15-vjeçar, për veprat penale penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “ Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i policise Gjirokastër

I hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas.

Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad