Rrëshqitja e tokës në Bulqizë, burim aksidentesh për automjetet

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në aksin rrugor të Qafës së Buallit-Valjkal në Bulqizë  rrëshqitja e tokës vijon të shkaktojë  dëme serioze.

Ky aks, pjesë e rrugës së Arbërit është kthyer në burim aksidentesh për shumë drejtues makinash, pasi asfalti  ka pësuar dëmtime të mëdha.

Ky segment  ka qënë gjithmonë problematik për shkak të rrëshqitjes së gurëve në të dyja anët e rrugës.

Përgjatë këtij viti në këtë aks rrugor janë shënuar dhjetëra aksidente deri dhe me pasojë humbjen e jetëve të qytetarëve.

Për të gjithë drejtuesit e automjeteve kjo rrugë është kthyer në një rrezik serioz, sidomos për ata që nuk kanë udhëtuar përgjatë këtij aksi.

Sipas drejtuesve të mjeteve në këtë rrugë çdo javë ndodhin aksidente të shumta.

Zjarr Tv Ad