Rreth 2.500 fëmijë të huaj janë në kampin sirian Al Hol

0
1

Rreth 2.500 fëmijë të huaj janë në pjesën e ruajtur të kampit sirian Al-Al-hol, pasi ata ikën nga baza e fundit e Shtetit islamik, deklaroi të premten koordinatori humanitar i OKB-së për krizën në Siri, Panos Mumcis, duke iu bërë thirrje qeverive të mos i braktisnin ata.

Mumcis tha se vendet duhet të marrin përgjegjësinë për kthimin e qytetarëve të tyre dhe t’i ndjekin ata në rastet kur është e nevojshme, transmeton Reuters. Prej fillimit të luftës, më shumë se 465,000 sirianë janë vrarë, 1 milion të tjerë janë plagosur dhe 12 milionë – më shumë se gjysma e popullsisë së vendit – janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 5.5 milionë janë larguar jashtë vendit dhe janë regjistruar si refugjatë.