Rreth 50 ndërtesa do të prishen në Kombinat

0
18

Ditën e sotme qeveria prezantoi planin për rindërtimin e zonës së Kombinatit i cili është ndër më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit. Arkitekti që do të merret me projektin tha se Kombinati do të kthehet tashmë në një “Kombinart” sipas ndryshime që projekti parashikon. Në lagjen e re parashikohet të ndërtohen 5 sheshe publike: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square) dhe projekti i zonës është bërë nga arkitekti italian Marco Casamonti. Ministria e Kulturës Margariti tha se qëllimi është që me planin e ri Kombinati të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor. Sakaq, Erion Veliaj gjatë fjalës tha se do të prishen rreth 50 ndërtesa e do të akomodohen rreth 21 mijë qytetar.