“Rrethimi” i Tom Kukës, historia e dashurisë që thyen dogmën e besës

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi foli rreth librit të tij më të ri “Rrethimi”, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Shkodër, në luftën e parë ballkanike.

Në kopertinë do të shihni emrin Tom Kuka, pseudonimin që Demi përdor kur vjen puna te letërsia.

Ai tregoi se libri nuk është historik, por ambienti mbi të cilin zhvillohen ngjarjet është i gjithi historik.

Bëhet fjalë për një histori dashurie që thyen dogmën e besës në Shkodrën e 900- ës.

“Shqiptarët për hir të së kësaj dogme herë pas here bëjnë sakrifica që kalojnë gjërat janë më sublime, që sipas meje nuk është besa, por është jeta, familja, dashuria, janë gjërat të cilat i sakrifikojmë. Ne refuzojmë të jetojmë sepse duam të mbajmë fjalën e dhënë dhe ky libër është një thyerje dogme nëse shihet në këtë këndvështrim,” – u shpreh Demi.

Në këtë roman historia vjen e shkrirë me personazhet e epokës që autori i ka zhvendosur edhe në kohë.

Tom Kuka ka sjellë deri me tani tre romane: “Hide mbi kalldrëm”, “Gurët e vetmisë” dhe “Ora e ligë”.

Zjarr Tv Ad