“Rrezik për destabilizim”, Hahn: Liderët e BE nuk dakordësohen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Johannes Hahn jep zyrtarisht lajmin e hidhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Hahn deklaron se liderët e BE nuk kanë arritur dakordësimin për hapjen e negociatave të dy vendeve ballkanike, duke e cilësuar këtë një “zhgënjim ekstrem”.

“Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment lavdie për Evropën.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Evropën. Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe dhe strategjik për Evropën, si dhe luftuan për të dërguar sinjale shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer me të drejtë. Do vazhdoj të bëj gjithçka për t’i mbështetur ata me forcë”, shkruan Johannes Hahn.

  • foto galeri

 

Zjarr Tv Ad