“Rrezik serioz për shëndetin” alarmi dhe në Kosovë për salsiçet “WUDY”

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Shipërisë dhe Kosova ka ngritur alarmin për heqjen nga tregu të produkteve “wudy’’.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) thotë se ky vendim është marrë pasi dyshohet për prani të bakterit ‘Listeria’ në disa lote prodhimi në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘’Ëudy’’ vendi i origjinës në Itali.

“Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që më herët Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri u bëri thirrje konsumatorëve shqiptarë që të ndalojnë menjëherë ngrënien e produkteve të përpunuara, salsiçeve “ËUDY”. Në bazë të përgjigjeve të ardhura nga Italia, këto produkte kanë rrezik të lart për shëndetin.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut”, njofton AKU.

Zjarr Tv Ad