Rrezikohen politikanët tanë nga memorandumi i Biden-it? Flet Arben Kraja dhe i qetëson: Nuk kemi lidhje me çfarë bëhet në SHBA, kemi mënyrat tona të hetimit…

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën parlamentare të ditës së sotme, kanë marrë pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja. Të dy krerët e organeve hetuese në Shqipëri, kanë dhënë raportimet lidhur me veprimtarinë e tyre një vjeçare në krye të detyrës.

Gjatë raportimit të Arben Krajës, ju drejtuan edhe disa pyetje nga deputeti Ralf Gjoni. Në pyetjen e tij, Gjoni kërkoi të dinte se kur do të niste procedimi penal i peshqve dhe përse nuk kishin nisur hetime të mëparshme, për personat që ishin shpallur “non-grata” nga SHBA.

Në përgjigjien që i dha, Kraja u kujdes të theksonte se bilanci i arrestimeve sapo u raportua në Kuvend dhe se hetimet në Shqipëri, nuk vareshin nga veprimet që bëheshin në SHBA, pasi prokurorët kishin mënyrat e tyre të hetimit.

Deputeti Ralf Gjoni: Kur do të fillojnë të procedohen penalisht peshqit? A keni shpresë ju se për 2 apo 3 vite do të ketë arrestime të personave që bëjnë ligjin në politikë.

Në të gjithë listat e personave të shpallur “non grata” nga SHBA, Shqipëria është në vendin e parë për mos-hetimin e personave të cilët shpallen non grata.
A mund të kemi shpresë se vendimet e SHBA do të ndiqen nga ana juaj?

Kreu i SPAK, Arben Kraja: Është një proces që do kohën e saj. Prokuroria e Posaçme nuk vepron si një strukturë emergjence por në bazë të hetimeve. Ne kemi filluar aktivitetin dhe sapo dhashë shifrat, janë ngritur akuza. Po mundohemi të fokusohemi tek problemet që shoqëria i sheh më të mëdha. Rezultate ka pasur, por varet se cfarë ju quani rezultate. Pritshmëritë janë të mëdha, ne jemi të vendosur që të hetojmë çdo rast që do të kemi në duar. Në lidhje me listën e shpallura nga SHBA, ne jemi në Shqipëri dhe kemi mënyrat tona sesi procedojmë në hetimet tona. Cdo lloj materiali që do vijë, do t’a ndjekim penalisht deri në fund.

Zjarr Tv Ad